Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.06.2026, 15:41
Nëna e Violand Braçellarit, i dyshuari për vrasjen e efektivit Enea Mekolli dhe plagosjen e efektivit tjetër Edison Adri, është shoqëruar nga policia në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, ku po merret në pyetje nga grupi hetimor. Ky zhvillim vjen ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes dhe rolin e mundshëm të familjarëve në ngjarje.

Ndërkohë, efektivi i plagosur në Maliq, Edison Adri, është nënshtruar një ndërhyrjeje në nofull, dhe gjendja e tij shëndetësore raportohet si stabile. Autori i dyshuar i vrasjes, Violand Braçellari, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por po vazhdon të marrë trajtim mjekësor në Trauma.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit