Shoferi i BMW e ka korsinë me tapi, nuk i hap rrugën ambulancës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.06.2026, 17:29

Një skenë që ka shkaktuar reagime dhe indinjatë është regjistruar në rrugë, ku drejtuesi i një automjeti BMW ka refuzuar t’i hapë rrugën një ambulance që po lëvizte me sinjalet emergjente të ndezura, duke lënë të nënkuptohet se korisnë e rrugës e ka me tapi.

Pavarësisht sirenave dhe dritave paralajmëruese, shoferi ka vijuar rrugën pa krijuar hapësirën e nevojshme për kalimin e ambulancës, duke penguar mjetin e emergjencës në një moment kur çdo sekondë mund të jetë jetike për një jetë njerëzore.

Sipas Kodit Rrugor, automjetet e emergjencës kanë përparësi absolute gjatë kryerjes së shërbimit dhe çdo drejtues mjeti është i detyruar të lirojë menjëherë rrugën për kalimin e tyre.

Një veprim i tillë nuk përbën vetëm shkelje të rregullave të qarkullimit, por mund të rrezikojë drejtpërdrejt jetën e personave që kanë nevojë urgjente për ndihmë mjekësore. Në fund të fundit, ambulanca mund të jetë duke transportuar një të afërm, mik apo familjar të kujtdo prej nesh

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit