Klod Allajbeu godet me TikTok anonim Ivanka Trump

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02.06.2026, 15:00

Raportohet se oligarku i Shëndetësisë Klod Allajbeu me anë të një profili anonim në TikTok, duke fshehur dorën, ka dalë në një sulm anonim ndaj Ivanka Trump.

Është e pashpjegueshme se nga buron ky zemërim i oligarkut shtatvogël me të bijën e Trump... E bija e presidentir ende nuk ka reaguar, ndoshta sepse nuk është në dijeni që po sulmohet nga një profil anonim me një emër përdoruesi që ndryshon çdo 24 orë.

Mbase informacionet në këtë lajm janë shumë të thella për disa, por burime të sigurta nga persona të afërt me Allajbeun, sugjerojnë se ky angazhim i papritur frymëzohet nga aleanca e oligakut me frontin Gylen–Soros.

Interesant është fakti që në rrjet ditët e fundit u përhap një info e shoqëruar me një foto të rreme e gjeneruar me inteligjencë artificiale e gardhit me tela me gjemba që ndante Zvërnecin dhe pjesa e përcaktuar do i shitej Izraelit për t'i bërë qytetarët ta besonin.

Pasi u vërtetua se investitorët janë myslimanë nga Katari, të paktë janë ata që janë në dijeni të faktit se Spitali Amerikan i Klodian Allabeut është i kamufluar pas disa izraelitëve të cilët po thithin fondet publike të Shëndetësisë nëpërmjet thesit QSUT. Oligarku i vetëbinjakëzuar me Izraelin bëri shqiptarët të hanin karremin se po i shesim tokë të pafeve.

Allajbeu mashtroi edhe Ramën duke bërë koalicion me Lul Bashën e pastaj ndërmjet nje izraeliti mashtroi vetë Bashën duke e bërë të besonte që do të fitonte zgjedhjet e 2021.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit