Ushqeu arushën nga dritarja e makinës, turisti sulmohet rëndë dhe gjobitet nga shteti

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.05.2026, 16:27

Një turist bullgar ka përfunduar në spital pasi u sulmua nga një arushë në zonën e digës Vidraru, në rrugën Transfăgărășan të Rumanisë. Sipas autoriteteve, kafsha e egër ndodhej pranë rrugës së bashku me këlyshin e saj kur iu afrua automjetit të turistit.

Dyshohet se burri ka ushqyer arushën direkt nga dritarja e makinës, veprim që e bëri kafshën të afrohej dhe më pas ta sulmonte. Viktima, rreth 46 vjeç, u kafshua në parakrahun e majtë dhe mori ndihmën e parë nga personeli i sigurisë në digën Vidraru, përpara se të transportohej në spital nga një ekip i urgjencës.

Pas incidentit, xhandarmëria rumune e gjobiti turistin me 20 mijë lei (4 mijë euro) për ushqimin e kafshëve të egra, në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e fondit të gjuetisë dhe faunës së egër.

Autoritetet u bëjnë thirrje turistëve të mos ushqejnë dhe të mos afrohen te arinjtë, pasi sjellje të tilla mund të çojnë në incidente të rrezikshme si për njerëzit, ashtu edhe për kafshët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit