Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Bulqizë–Klos, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, 4 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Bulqizës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë 1 nga personat ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve paraprake, 1 prej të lënduarve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.