Maturantët serbë në Mitrovicë: Kosova është zemër e Serbisë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 31.05.2026, 15:30
Një grup maturantësh serbë në Mitrovicë janë filmuar duke brohoritur sloganin “Kosova është zemër e Serbisë” dhe duke kënduar këngë serbe për Kosovën gjatë një ceremonie të organizuar për përfundimin e shkollës së mesme. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë të rinjtë duke thirrur slogane në mënyrë të organizuar, ndërsa dëgjohen edhe brohoritje të tjera me përmbajtje nacionaliste.
Ngjarja ka shkaktuar reagime në opinionin publik, pasi slogani në fjalë konsiderohet nga shumë qytetarë të Kosovës si provokues dhe në kundërshtim me statusin e Kosovës si shtet i pavarur. Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur diskutime dhe komente të shumta.
Ky nuk është rasti i parë i incidenteve të ngjashme gjatë ditëve të fundit. Pak ditë më parë, një grup tjetër maturantësh serbë u filmua gjatë festimeve duke mbajtur flamuj të Serbisë dhe Rusisë, veprime që u interpretuan nga shumë qytetarë si provokuese ndaj komunitetit shqiptar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit