10 kamionë me perime shqiptare bllokohen në Qafë-Thanë, Shkupi u kërkon analizat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.05.2026, 15:16

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë tonë se rreth 10 kamionë të ngarkuar me perime shqiptare, me destinacion Shkupin, janë bllokuar në pikën kufitare të Qafë Thanës me urdhër të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.

Sipas denoncimit, kamionët nuk po lejohen të kalojnë deri në daljen e rezultateve të analizave për ngarkesat, një proces që, sipas transportuesve, mund të zgjasë disa ditë.

Qytetari shprehet se situata po shkakton shqetësim të madh, pasi bëhet fjalë për produkte bujqësore që rrezikojnë të dëmtohen nga vonesat. Ai thotë se është kontaktuar edhe Ministria e Bujqësisë në Shqipëri, por deri më tani nuk është marrë asnjë përgjigje.

Transportuesit dhe eksportuesit kërkojnë reagim institucional dhe koordinim mes autoriteteve shqiptare dhe atyre të Maqedonisë së Veriut për të zgjidhur situatën sa më shpejt, në mënyrë që mallrat të mos pësojnë dëmtime dhe të shmangen humbjet ekonomike.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ dua te bej nji njoftim ju lutem jemi 10 kamjon te ngarkuar me perime shqiptare per ne maqedonin e veriut dhe me urdher nga shkupi jan bllokuar te gjith kamjonat qe kan ngarkuar per ne shkup perime dhe jan bllokuar me iden der sa te dalin analizat qe mund te zgjarin me dit te tera i kemi shkruajtur dhe ministrit te buqsis po ska pergjigjie ju lutem publikoheni mbase i del gjumi dhe ben ndonji vidio konferenc me homologet e tin ne shkup faleminderit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit