Dhuna në Zvërnec, Rama: Përgëzoj Policinë për reagimin ndaj asaj bande muskujsh pa tru

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 31.05.2026, 14:52

Pas protestave në rritje kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec dhe pamjeve të dhunës së ushtruar ndaj protestuesve nga roje private, kryeministri Edi Rama ka vendosur të reagojë.

Përmes rrjeteve sociale, kreu i qeverisë njoftoi se nesër në orën 10:00 do të dalë në një komunikim live për të sqaruar të gjitha aludimet dhe debatet që kanë shoqëruar projektin, duke lënë të kuptohet se përgjigjet për një çështje që ka trazuar opinionin publik do të vijnë pas stuhisë së reagimeve.

Në të njëjtën kohë, Rama përgëzoi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skëndër Hita, për pezullimin e drejtorit të Policisë së Vlorës dhe nisjen e hetimeve ndaj zinxhirit komandues.

“Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit. Ndërkohë e përgëzoj lidershipin e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë e të saktë, qoftë ndaj atij grushti muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, qoftë ndaj drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës. Qasja e re e tolerancës zero ndaj çdo uniforme blu që cënon besimin e publikut, është e duhura. *Për vetë projektin dhe të vërtetat e të pavërtetat rreth tij, më shumë nesër në 10.00. Live për të gjithë të interesuarit natyrisht”, shkruan Rama.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit