Kafeteria historike në Venecia kalon në pronësi të shqiptarëve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 31.05.2026, 13:40

Kafeteria e njohur “Caffé del Doge” në Venecia ka kaluar në pronësi të investitorëve shqiptarë, duke shtuar një tjetër emër historik të gastronomisë veneciane në listën e bizneseve që ndryshojnë duar në qytetin italian. Lokali, i vendosur në Calle dei Cinque pranë zonës së Rialtos, është prej vitesh një pikë takimi e përhershme për vendasit dhe turistët.

Kalimi i pronësisë është zyrtarizuar dje, ndërsa sipas ish-pronarit venecian Giuliano Matticari, 60 vjeç, struktura e lokalit nuk do të ndryshojë. “Nuk ndryshon as identiteti i lokalit dhe as stafi, por vetëm pronësia”, ka deklaruar ai, duke qetësuar klientelën për vazhdimësinë e aktivitetit.

Mediat italiane raportojnë se në Venecia është bërë gjithnjë e më e zakonshme që bizneset familjare ose të mos trashëgohen, ose të kalojnë në pronësi të huaj, ose të mbyllen. Sipas tyre, investitorët e huaj shpesh janë të vetmit që sjellin kapital për blerjen dhe mbajtjen e aktiviteteve gastronomike në zonat historike të qytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit