U aksidentua me fëmijën në Elbasan, 38-vjeçarja bie në komë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.05.2026, 16:36

Një aksident i rëndë rrugor ka regjistruar pasoja kritike pasditën e djeshme në aksin nacional Elbasan-Peqin. Një nënë e re, 38 vjeçe me origjinë nga Korça, ndodhet në gjendje kome dhe po lufton me vdekjen në Spitalin e Traumës në Tiranë, si pasojë e një përplasjeje të fuqishme ballore.

Sipas të dhënave paraprake, e reja ishte duke drejtuar një automjet të tipit "Mercedes Benz E-Class". Aksidenti dyshohet se ka ndodhur në momentin kur ajo ka ndërmarrë një manovër parakalimi, por nuk ka arritur të llogarisë saktë kohën dhe shpejtësinë e nevojshme për t'u rikthyer në korsinë e saj. Si pasojë, mjeti i ka dalë përballë një kamioni të tonazhit të rëndë që vinte në drejtim të kundërt.

Goditja ka qenë jashtëzakonisht e fortë, duke bërë që automjeti tip "Mercedes Benz" të shkatërrohet thuajse plotësisht në pjesën e përparme, pikërisht në anën e shoferit ku ndodhej 38-vjeçarja.

E dëmtuara është transportuar me urgjencë maksimale drejt kryeqytetit. Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se ajo ka pësuar dëmtime të rënda organike dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Prej ditës së djeshme, ekipet mjekësore po i qëndrojnë mbi kokë në çdo minutë në përpjekje për ta mbajtur në jetë.

Në momentin e përplasjes katastrofike, në makinë së bashku me 38-vjeçaren udhëtonte edhe fëmija i saj i vogël. Fatmirësisht, fëmija ka arritur të shpëtojë mrekullisht nga goditja e fortë.

Nga kontrollet mjekësore raportohet se ai gëzon shëndet të plotë dhe ka pësuar vetëm disa dëmtime të lehta sipërfaqësore, duke u shpëtuar pasojave tragjike që mori e ëma. Grupi hetimor po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe ekspertizës teknike të rrugës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit