Tifozët e PSG-së dhe Arsenalit përplasen rrugëve të Budapestit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 30.05.2026, 14:31

Atmosfera e finales së madhe të Ligës së Kampionëve është ndezur jo vetëm brenda stadiumit, por edhe në rrugët e qytetit pritës. Tifozët e PSG-së dhe Arsenalit janë përfshirë në incidente dhe përplasje në prag të sfidës së shumëpritur që do të përcaktojë kampionin e ri të Europës.

Sipas raportimeve, grupime rivale tifozësh janë përballur në disa zona të qytetit, duke detyruar policinë të ndërhyjë për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Forcat e rendit kanë shtuar masat e sigurisë, ndërsa mijëra tifozë nga Franca dhe Anglia kanë mbërritur për të ndjekur nga afër finalen.

Pavarësisht incidenteve, autoritetet shpresojnë që situata të mbetet nën kontroll dhe vëmendja të përqendrohet te spektakli në fushën e lojës. Sonte, PSG dhe Arsenali do të luftojnë për trofeun më të rëndësishëm europian për klube, në një finale që pritet të mbajë të mbërthyer miliona tifozë në mbarë botën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit