Protesta e banorëve në Zvërnec ka vijuar mes tensioneve dhe përplasjeve me efektivët. Banorët kanë tentuar të shkatërrojnë rrethimin me tela dhe kanë hedhur gurë drejt efektivëve të cilët janë vendosur gardh para tyre. Policët janë përgjigjur me spraj.
Protestuesit e konsiderojnë situatën si një shpronësim faktik pa zgjidhje përfundimtare ligjore. Ata pretendojnë se toka është pronë e tyre e trashëguar. Në zonën e Zvërnecit dhe Pishë Poros parashikohet ndërtimi i një resorti turistik nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”.