Kroacia ndalon rreptësisht blerjen e alkoolit dhe pijet energjike nga të miturit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.05.2026, 12:56

Parlamenti i Kroacisë ka miratuar ndryshimet në Ligjin për Tregtinë, duke i dhënë njësive të vetëqeverisjes lokale më shumë kompetenca për të rregulluar shitjen e pijeve alkoolike në territorin e tyre. Sipas ligjit të ri, bashkitë dhe autoritetet lokale do të mund të përcaktojnë oraret e shitjes së alkoolit në dyqane, në varësi të nevojave për mbrojtjen e shëndetit publik, ruajtjen e rendit dhe qetësisë, si dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe mjedisit.

Një nga ndryshimet kryesore të reformës lidhet me forcimin e masave për mbrojtjen e të miturve, duke ndaluar shitjen e pijeve alkoolike dhe energjike për personat nën moshën 18 vjeç. Shitësit do të jenë të detyruar të kërkojnë dokument identifikimi në rastet kur dyshojnë për moshën e blerësit, ndërsa çdo shitje pa verifikim të moshës do të ndalohet rreptësisht.

Autoritetet kroate theksojnë se këto masa synojnë të ulin konsumin e alkoolit dhe pijeve energjike tek të rinjtë, si dhe të forcojnë kontrollin dhe mbrojtjen e shëndetit publik në nivel kombëtar. Reforma pritet të sjellë ndryshime të ndjeshme në mënyrën se si rregullohet tregtia e alkoolit në qytete dhe rajone të ndryshme të vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit