“Kemi njerëz të paralizuar, punonjësit e Bashkisë Vlorë na bllokuan hyrjen e pallatit”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.05.2026, 23:58

Një qytetar nga Vlora i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë problematike të krijuar përpara pallatit ku banon, pas një ndërhyrjeje ku pretendohet të jetë kryer nga punonjës të Bashkisë Vlorë.

Sipas denoncimit, gjatë ditës së sotme është realizuar një punim në zonë, i cili ka bllokuar hyrjen e pallatit, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve dhe personave me aftësi të kufizuara.

Qytetari shprehet se ka kontaktuar dy herë me institucionet përgjegjëse për të kërkuar ndërhyrje dhe sqarim, por deri në momentin e dërgimit të denoncimit nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Përshëndetje, sapo u ktheva nga puna dhe gjeta këtë ndërtim para pallatit. Na kanë bllokuar hyrjen. Punimet janë kryer nga punonjës të Bashkisë Vlorë. I kam telefonuar dy herë, por nuk po vjen askush. Që nga ora 16:00 deri tani po pres dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Ju lutem publikojeni që kjo çështje të shkojë në veshët e duhur,” shkruan qytetari.

Banorët kërkojnë reagimin e Bashkisë Vlorë dhe marrjen e masave për zgjidhjen e situatës, pasi hyrja e pallatit, sipas tyre, është penguar nga punimet e kryera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit