Një situatë shqetësuese është raportuar nga qytetarët në autostradën Vlorë–Levan, ku një automjet është konstatuar duke qarkulluar pa ndriçim gjatë lëvizjes në rrugë.
Sipas denoncimit, mjeti ka qarkulluar pa ndezur dritat, duke krijuar një rrezik të lartë për përfshirje në aksidente, sidomos në orët e mbrëmjes kur dukshmëria në rrugë është e ulët.
Qytetarët shprehen të shqetësuar për këtë sjellje të papërgjegjshme nga ana e drejtuesit të automjetit, ndërsa apelojnë për respektim më të madh të rregullave të qarkullimit rrugor dhe kujdes maksimal në timon.
Lëvizja pa drita në autostradë konsiderohet një nga shkeljet më të rrezikshme, pasi rrit ndjeshëm mundësinë e përplasjeve me pasoja të rënda, duke rrezikuar jetën e drejtuesve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të Policia e Shtetit dhe shtimin e kontrolleve në këtë aks, pasi raste të tilla po shndërrohen në një rrezik të vazhdueshëm për sigurinë rrugore.