Ç’po ndodh në Astir? Të rinjtë përfshihen në konflikt në mes të rrugës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.05.2026, 21:37

Një konflikt mes disa të rinjve është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe kalimtarët e rastit.

Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë një grup prej disa personash të grumbulluar në rrugë, ku situata duket se tensionohet për disa momente. Në video shihet një person që goditet, ndërsa disa të tjerë futen menjëherë për të ndërhyrë dhe për t’i ndarë.

Pas konfliktit, të rinjtë largohen me shpejtësi nga zona, ndërsa nuk dihen ende rrethanat dhe arsyet që çuan në këtë përplasje fizike.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të frekuentuar të Astirit, ku në ato momente kishte edhe automjete dhe qytetarë që kalonin pranë vendit të konfliktit.

Deri tani nuk ka informacion nëse policia ka ndërhyrë apo nëse ka persona të shoqëruar lidhur me ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit