Vdes gjatë Haxhit shqiptari i Maqedonisë, do të varroset në tokën e shenjtë të Mekës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.05.2026, 14:52

Ka ndërruar jetë në qytetin e shenjtë të Mekës haxhiu Adnan Arifi nga fshati Pirok i Maqedonisë së Veriut, gjatë qëndrimit të tij për kryerjen e ritualeve të Haxhit. Sipas njoftimit, haxhiu Adnan Arifi ka ndërruar jetë gjatë ditëve të shenjta të adhurimit, ndërsa besohet se ai ka qenë në kryerje të riteve të fundit të Haxhit.

Vdekja e tij në vendin e shenjtë është pritur me dhimbje nga familjarët, por edhe me ngushëllim shpirtëror, duke e konsideruar një largim në një moment të bekuar. Miq dhe besimtarë kanë theksuar se ndarja e tij nga jeta në një vend kaq të shenjtë mbetet një moment i veçantë dhe i mbushur me besim dhe shpresë për mëshirë hyjnore.

Autoritetet dhe familjarët kanë bërë me dije se i ndjeri do të prehet në tokën e shenjtë të Mekës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit