Përfshihen nga flakët pemët në Shëngjin, zjarri përhapet me shpejtësi nga era

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.05.2026, 14:31

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në zonën e Ranës së Hedhun, pranë resortit “Lyonis” në Shëngjin. Flakët kanë përfshirë pemë dhe bimësi në këtë zonë, ndërsa po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, situata paraqitet shqetësuese, ndërsa tymi dhe flakët janë të dukshme në një sipërfaqe të gjerë. Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Pritet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit