Aksident fatal në Fier,makina del nga rruga dhe bie në kanal, humb jetën 30-vjeçari

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.05.2026, 16:05

Një aksident tragjik është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në aksin rrugor Fier–Darëzezë, në afërsi të fshatit Levan.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor. Për pasojë, një i ri rreth 30 vjeç ka humbur jetën.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë, grupi hetimor dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e automjetit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në daljen e mjetit nga rruga, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit