Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania duke denoncuar gjendjen aktuale të rrugës “Prishtina” në qytetin e Durrësit.
Sipas saj, segmenti rrugor ndodhet në një gjendje të shkatërruar, ndërsa punimet e kryera vitin e kaluar nuk kanë rezultuar aspak cilësore.
“Kjo është gjendja e rrugës Prishtina në Durrës. Kjo është cilësia e punimeve që bën kryetarja e bashkisë Durrës. Rruga është në gjendje skandaloze. Asfalti i sapo shtruar është plasaritur dhe shembur”, shprehet qytetarja në denoncimin e saj.
Qytetarja ngre shqetësime mbi cilësinë e ndërhyrjeve infrastrukturore në zonë, ndërsa u bën thirrje autoriteteve përkatëse që të reagojnë dhe të verifikojnë situatën në terren pasi është e turpshme që rruga “rregullohet” pas kaq shumë vitesh por punimet janë sa për t’u mbyllur gojën banorëve dhe marrë votën për zgjedhjet e ardhshme.
Ajo thotë se rruga që u shtrua vitin e kaluar dhe u përurua gjithë krenari nga kryebashkiakja Emiriana Sako ka përfunduar në gjendje skandaloze dhe të turpshme.