Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, ka paraqitur dorëheqjen nga detyra e tij, sipas burimeve zyrtare.
Mësohet se dorëheqja është dorëzuar përmes postës dhe aktualisht është në pritje të shqyrtimit dhe vendimit përfundimtar nga drejtori i përgjithshëm i Policia e Shtetit, Skënder Hita.
Alushi kishte marrë drejtimin e Policisë së Tiranës në nëntor të vitit 2024, pas një procesi konkurrimi të zhvilluar për herë të parë në bazë të ligjit të ri për strukturën e policisë. Vendimi i tij vjen pas rreth një viti e gjysmë në këtë detyrë, ndërsa pritet të sqarohen më tej arsyet dhe pasuesi në krye të këtij institucioni.