“Piçkëza e vogël” e Kumbaros, gjiri i Manastirit u betonizua nga oligakët Sadik e Idajet Ismailaj

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.05.2026, 16:35

Një valë revolte ka shpërthyer në rrjetet sociale ndaj projektit "Manastiri Bay", pikërisht në një reklamë të sponsorizuar të këtij betonizimi oligarkik.

Qytetarët kanë denoncojnë ashpër atë që e cilësojnë si shkatërrim të mjedisit dhe betonizim të Gjirit të Manastirit nga kompania ALBstar.

Në qendër të kritikave është bërë termi "pika e vogël", një shprehje që lidhet ironikisht me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, duke aluduar për lejet apo mbështetjen institucionale për këtë ndërtim.

Në hapësirën e komenteve në postimet promovuese të "Manastiri Bay", qytetarët nuk kanë kursyer akuzat për qeverinë dhe oligarkët.

Në një ndërhyrje më të detajuar, një qytetare pretendon se çështja e pronësisë së kësaj zone është ende në proces gjyqësor prej 6 vitesh. Sipas këtij pretendimi, pronarët e ligjshëm me dokumente që nga viti 1923 po përballen në gjykatë me ndërtimin e iniciuar nga ALBstar, pas regjistrimeve të dyshimta.

Qytetarët e kanë kthyer hapësirën reklamuese në një tribunë denoncimi, duke ironizuar me terma si "Amalfi made in Albania" dhe duke kërkuar llogari për përgjegjësit e kësaj situate.

Ky betonizim dëshmon një ndjeshmëri të lartë publike ndaj tjetërsimit të pasurive natyrore dhe kërkesën për transparencë mbi vendimmarrjen institucionale për projektet e mëdha të ndërtimit në zonat e mbrojtura apo bregdetare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit