Një skenë e pazakontë është vënë re në korsinë e biçikletave përgjatë Rrugës së Kavajës në Tiranë, ku një burrë është parë duke ecur i qetë ndërsa mbante mbi kokë një bidon plastik 1.5 litra.
Pamjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, të cilët janë habitur nga mënyra e balancimit dhe qetësia me të cilën ai lëvizte në mes të ditës.
Në një ditë me temperatura të larta, situata është bërë edhe më e pazakontë, ndërsa kalimtarët e kanë ndjekur me sy për disa minuta këtë skenë që ka ngjallur kuriozitet dhe diskutime në rrugë.