Gjesti pas vdekjes së vëllait: Kam nis me u fal! S’po muj me hek dhimjen

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.05.2026, 16:28

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti është rikthyer në vëmendjen e publikut përmes një interviste emocionale ku ka ndarë një nga rrëfimet më të dhimbshme të jetës së tij personale.

Artisti ka folur për humbjen tragjike të vëllait të tij, një ngjarje që ndodhi muaj më parë dhe që, sipas tij, i ka ndryshuar rrënjësisht jetën dhe mënyrën si e percepton realitetin.

Ai rrëfeu se pas kësaj tragjedie është përballur me ankth të vazhdueshëm dhe një gjendje të brendshme të rënduar, të cilën ende po e përjeton, pavarësisht përpjekjeve për të ruajtur imazhin e qetë në publik.

“Jam i thyer në një mijë pjesë. Po mundohem gjithë kohën të dal prej kësaj gjendjeje, dhe me ndihmën e Zotit kam për t’ia dalë. Prej rastit të vëllait unë kam ndryshuar komplet në sjellje e në mendime; kuptova që sot je e nesër nuk je. Filloi ankthi dhe sot jam ende me ankth, ende e vuaj. Në publik dal i qeshur, por brenda jam i thyer,” u shpreh Kelmendi.

Ndër të tjera rrëfeu se kjo periudhë e vështirë e ka afruar edhe më shumë me besimin në Zot. Ai theksoi se pavarësisht dhimbjes, besimi, falja dhe familja mbeten shtyllat kryesore që po e ndihmojnë të përballojë këtë periudhë të vështirë.

“Ajo gjendje më ka kthyer në rrugë të Zotit, sepse e vetmja zgjidhje është ajo. Motivi për të jetuar dhe për të punuar për familjen më bën të çohem. Qëllimi im kryesor tani është se si të bëhem një njeri i mirë, sepse kjo qenka e vështirë. Vëllai im është në vend të vet, e di që është në vend të sigurt… çdo gjest e çdo gjë që flas, ai më shkon në mendje, kemi qenë shumë të lidhur. Ndoshta nuk do t’i kisha bërtitur asnjëherë, do të duhej t’ia plotësoja edhe më shumë qejfin, por Zoti lart e di më së miri,” përfundoi ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit