Banorët e Freskut në rrezik, automjetet futen kundravajtje dhe parkojnë në trotuare

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 21.05.2026, 22:09

Një banor i zonës së Freskut ka ngritur shqetësime serioze lidhur me problematikat e qarkullimit rrugor dhe mungesën e sigurisë për këmbësorët në lagje, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

Sipas denoncimit, prej datës 1 prill 2026, segmenti rrugor nga restoranti “Fresku” deri në zonën e njohur si “Thesari” është kthyer në rrugë me një sens lëvizjeje, në drejtim të sipërm. Megjithatë, pavarësisht sinjalistikës së vendosur, çdo ditë regjistrohen dhjetëra raste të automjeteve që qarkullojnë në kundravajtje, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e banorëve.

Një tjetër problematikë e ngritur lidhet me hapësirën e dedikuar për këmbësorët, e cila prej afro një muaji, sipas banorëve, është kthyer në parking të paligjshëm për automjetet.

Situata është bërë edhe më shqetësuese pas një aksidenti të ndodhur ditën e djeshme, ku një fëmijë 6-7 vjeç, nxënës i klasës së parë, është përplasur në këtë zonë. Fatmirësisht, i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Denoncuesi shprehet se ka kontaktuar disa herë Policinë Bashkiake, duke dërguar foto, video dhe lokacionin përkatës, por sipas tij nuk është marrë asnjë masë konkrete për zgjidhjen e situatës.

Ai thekson se shqetësimi është raportuar si në Policinë e Shtetit, ashtu edhe në Policinë Bashkiake, ndërsa u bën thirrje institucioneve të reagojnë sa më parë për të shmangur ngjarje edhe më të rënda në zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit