Errësira pushton zonën pranë “Abdyl Matoshi” në Don Bosko, banorët kërkojnë ndërhyrje

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 21.05.2026, 21:24

Prej më shumë se 6 muajsh, segmenti rrugor në zonën e Don Boskos, pranë “Abdyl Matoshi”, vijon të jetë pa ndriçim publik, duke u kthyer në një shqetësim serioz për banorët e zonës.

Qytetarët shprehen se kalimi në këtë rrugë gjatë mbrëmjes është bërë tepër i vështirë dhe i rrezikshëm, sidomos për familjet me fëmijë. Sipas tyre, errësira totale ka krijuar pasiguri dhe frikë, ndërsa mungesa e ndërhyrjes prej muajsh po rëndon edhe më shumë situatën.

“Është katastrofë të kalosh me fëmijë në darkë. Prej më shumë se gjashtë muajsh nuk ka asnjë dritë dhe askush nuk po merr masa”, shprehet denoncuesi për JOQ.

Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më parë për rikthimin e ndriçimit në zonë, pasi situata po kthehet në problem të përditshëm për sigurinë dhe lëvizjen e qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit