Thirrje prekëse për ndihmë! 28-vjeçari lufton të ecë sërish, terapia kushton 48,000€

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.05.2026, 19:00

LINKU I GOFUNDME

Një apel i ndjerë për ndihmë vjen nga Indrit Serica, një 28-vjeçar me origjinë nga Elbasani, i cili prej kohësh po përballet me një betejë të vështirë shëndetësore. Aktualisht ai ndodhet në Turqi, ku po ndjek një trajtim të specializuar që mund t’i rikthejë mundësinë për të ecur normalisht.

Indriti tregon se, për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, iu është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale. Por pas operacionit të dytë, gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm, duke bërë që sot të lëvizë vetëm me ndihmën e patericave.

Megjithatë, shpresa nuk është shuar. Mjekët në Turqi i kanë rekomanduar një terapi robotike intensive, për të cilën kanë dhënë pritshmëri shumë pozitive se mund ta ndihmojë të ngrihet sërish në këmbë dhe të rikthehet në jetën normale.

Sfida më e madhe mbetet kostoja e trajtimit. Terapia kap vlerën e 48 mijë eurove, një shumë e papërballueshme për Indritin dhe familjen e tij.

Në mesazhin e tij drejtuar shqiptarëve kudo që ndodhen, 28-vjeçari kërkon mbështetje dhe solidaritet, duke theksuar se çdo kontribut, sado i vogël, është një hap më pranë shërimit dhe ëndrrës për të ecur sërish pa paterica.

“Ju lutem nga zemra, si vëlla, si mik e si djalë shqiptar: më ndihmoni sa do pak që të mundeni. Çdo ndihmë për mua është një shpresë më shumë për t’u ngritur përsëri në këmbë”, shprehet ai në apel.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit