I zhdukur prej 18 vitesh, dhimbja e një nëne që pret të dijë fatin e djalit të saj…

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.05.2026, 19:04

Një apel prekës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga familjarët e Proletar Toshkollarit, i zhdukur prej vitit 2008, për të cilin prej 18 vitesh nuk ka asnjë informacion të sigurt.

Mes dhimbjes, ankthit dhe pritjes së pafundme, familja thotë se nuk e ka humbur kurrë shpresën për të mësuar të vërtetën mbi fatin e tij. Më e rëndë mbetet dhimbja e nënës së tij, tashmë në moshë të thyer, e cila vazhdon të jetojë çdo ditë me shpresën se një ditë do të marrë qoftë edhe një lajm të vetëm për djalin e saj.

Në mesazhin e dërguar në redaksinë tonë, motra e Proletarit shkruan se dëshira më e madhe e nënës para se të largohet nga kjo jetë është të mësojë se çfarë ka ndodhur me të birin, nëse është gjallë apo jo, vetëm që zemra e saj të gjejë pak paqe pas gjithë këtyre viteve pritjeje.

Familjarët bëjnë thirrje që kushdo që mund të ketë parë, dëgjuar apo di diçka për Proletar Toshkollarin, të kontaktojë familjen ose autoritetet përkatëse, pasi edhe informacioni më i vogël mund të jetë shumë i rëndësishëm.

JOQ Albania iu bashkohet apelit të familjes dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për ta shpërndarë sa më shumë këtë histori, me shpresën se dikush, diku, mund të dijë diçka që do t’i japë fund makthit shumëvjeçar të një nëne dhe një familjeje që nuk kanë reshtur kurrë së kërkuari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit