Shkup/ “As në tokë e as në qiell shqiptarët nuk do të ekzistojnë!”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.05.2026, 14:19

Shkrime anti-shqiptare dhe gjuhë urrejtjeje janë shfaqur në Maqedoninë e Veriut pak ditë pas protestës së studentëve që kërkonin mbajtjen e provimeve të lirimit në gjuhën shqipe. Në një fotografi që qarkullon në rrjetet sociale, shihet në qendrën sportive “Forca” në Shkup mbishkrimi “As në tokë e as në qiell shqiptarët nuk do të ekzistojnë!”.

Sipër shkrimit është dhe një simbol që duket si një variant i stilizuar i një rune ose shenje nacionaliste që përdoret në grafite ekstremiste. Forma e tij ngjan me një vijë vertikale me dy prerje diagonale, e ngjashme me simbole që grupet ultra-nacionaliste në Ballkan i përdorin për intimidim ose propagandë.

Fotografia është shpërndarë edhe nga disa eksponentë politikë, ndërsa qytetarët dhe organizatat kërkojnë llogari nga institucionet kompetente. Deri tani, organet e shtetit nuk kanë reaguar për këtë akt, duke lënë vend për shqetësim mbi mungesën e përgjegjësisë për gjuhën e urrejtjes.

Kohët e fundit janë shtuar thirrjet anti-shqiptare në hapësira publike, ndërsa më parë, në një sallë sportive, tifozeritë maqedonase kanë bërë thirrje fyese kundër shqiptarëve. Ky fenomen po rrit tensionet ndër-etnike dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për parandalimin e përshkallëzimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit