Njëri nga grabitësit e argjendarisë në Kamëz rrëzohet gjatë vjedhjes

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.05.2026, 14:05

Një nga autorët e grabitjes me armë në një argjendari në Kamëz është arrestuar pas ngjarjes që ndodhi pak ditë më parë. Pamjet e siguruara tregojnë momentin kur një nga grabitësit rrëzohet sapo futet brenda argjendarisë. Gjatë arratisjes, dy autorët humbën disa bizhuteri, të cilat më pas u gjetën nga policia.

I arrestuari është 22-vjeçari Elez Hysa nga Kruja, i cili u kap në Malësinë e Krujës. Në banesën e tij policia gjeti rroba dhe sende të djegura, të dyshuara se janë përdorur gjatë grabitjes, si dhe disa kuti bojërash që mund të jenë përdorur për të lyer motorin dhe shmangur identifikimin.

Para hetuesve, Hysa ka mohuar përfshirjen në grabitje, ndërsa ai tashmë do të hetohet për veprën penale “vjedhje me dhunë”. Policia ka identifikuar edhe autorin tjetër dhe vijon punën për kapjen e tij, ndërkohë që arma dhe motori i përdorur gjatë grabitjes nuk janë gjetur ende.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit