Dyqanin e bulmetit në Pogradec e grabiti 22-vjeçari Jorgo Shuli

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.05.2026, 13:27

Një vjedhje në një dyqan bulmeti në Pogradec ka çuar në arrestimin e autorit të dyshuar. Ngjarja ndodhi tre ditë më parë në lagjen 3, në zonën e rrugës së spitalit, ku një person vodhi 200 mijë lekë të reja nga dyqani.

I arrestuari është një 22-vjeçar me emrin Jorgo Shuli, i cili është dokumentuar si autori i vjedhjes. Ai po përballet me akuza për veprën penale të “vjedhjes”. Ky është rasti i dytë i vjedhjes në Pogradec brenda pak muajsh, pasi më parë ishte grabitur një argjendari, ku ishin arrestuar dy persona. Hetimet po vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit