Iliri në gjendje të rëndë te QSUT, i biri lutet për të: Babi do vijë, ai është i fortë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.05.2026, 00:00

GoFundMe

Ditën e djeshme JOQ ALBANIA publikoi një apel urgjent ndihme për 40-vjeçarin nga Vlora, Ilir Sinaj, i cili ndodhet në gjendje kritike në QSUT dhe ka nevojë për trajtim të specializuar jashtë Shqipërisë.

Familjarët thanë se çdo minutë është jetike, por kostoja e ndërhyrjes që duhet kryer në Turqi është e papërballueshme për ta.

Por më prekës është mesazhi i familjes, që rrëfen dhimbjen e djalit 10-vjeçar të Ilirit, i cili vuan nga Sindroma Down dhe pret çdo ditë kthimin e të atit në shtëpi.

“Edhe pse mundohemi ta mbajmë larg gjithë dhimbjes dhe situatës që po kalojmë, Alehandro e kupton gjithçka. Nuk është ndarë kurrë nga babai i tij. Çdo ditë pyet për të dhe thotë: ‘Babi ka shkuar të bëjë një gjilpërë dhe do vijë prapë… kur të vijë do më blejë Bake Rolls me pizza’, sepse sa herë kthehej nga puna, i ati i sillte gjithmonë të preferuarat e tij.

Pastaj thotë: ‘Babi im është i fortë’, dhe tregon muskujt…”

Mjekët në Shqipëri nuk i kanë dhënë shpresë prandaj zgjidhja e vetme është ta dërgojnë patjetër jashtë vendit. Nëse dikush mundet dhe ka mundësi të kontribuojë me sado pak në linkun e GoFundMe.

Mesazhi i familjarëve:

Edhe pse ne mundohen ta mbajme larg gjithë dhimbjes dhe situatës që po kalojmë, Alehandro përsëri e kupton…

Nuk ka qëndruar asnjehere larg babait të tij. Çdo ditë pyet për të dhe thotë:

“Babi ka vajtur të bëjë një gjilper dhe do vijë prapë… kur te vij do më blejë Bake Rolls me pizza(sepse sa here qe i ati kthej nga puna i blinte bake rolls me

pizza) Babi im është i fortë thot edhe pastaj tregon muskujt😭 Ju lutemi te mblidhen sa me shpejt parat sepse situata eshte shume serioze, cdo sekond qe po kalon po ja perkeqeson gjendjen.Mjeket ne Shqiperi nuk japin asnje shprese duhet ta nisim me patjeter jashte.

Ju lutemi me gjith zemer mbajeni në lutjet tuaja dhe nëse keni mundësi, ndihmojeni sadopak ose shpërndajeni këtë histori. 🙏

Iliri gjate gjith ksaj kohe i shtruar te QSUT eshte ne reamimacion edhe vizitat shkon vetem motra ime dmth bashkeshortja e tij njeher ne 3 4 ore dhe as 5 min nuk qendron edhe telefon nuk i lejojn te marri kur hyne

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit