Një i ri shqiptar i cile jeton në Itali, ka denoncuar në redaksinë tonë një situatë që, sipas tij, ka ndodhur gjatë punës në Ksamil në fillim të këtij sezoni veror, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe mënyrën e pagesës në një rrjet restorantesh.
Ai ka treguar se në prill ka ardhur nga Italia për të punuar në Ksamil për sezonin veror dhe për rreth një muaj ka punuar si hostes në një nga restorantet e rrjetit “Foga”. Por ai thotë se kushtet e punës kanë qenë të vështira dhe orët tejkalonin normën e parashikuar në kontratë.
Ai thotë se kontrata parashikonte 8 orë pune në ditë dhe një ditë pushim në javë, por në realitet ai ka punuar 12 orë në ditë dhe me kushte të papërshtatshme dhe kjo ka sjellë largimin e më shumë se 10 punëtorëve të tjerë.
Një tjetër shqetësim i tij lidhet me pagesën. Ai thotë se fillimisht kishte rënë dakord për një pagë rreth 630 euro, por në momentin e largimit, sipas tij, i janë bërë zbritje të ndryshme. Ai thotë se një ditë menaxheri e ka gjobitur me 100 euro për shkak të qëndrimit ulur në karrige dhe më pas i është ulur shuma e pagesës nga 530 euro në vetëm 100 euro, me argumentin se po largohej para kohe dhe lekët e tjera që kishte marrë nëpërmjet vlerërsimeve (review) në Google do zbriteshin pasi Google kishte fshirë një pjesë të këtyre vlerësimeve.
Në këtë mënyrë ai ka mbetur pa asgjë fare, vetëm me 100 euro për biletën në Itali.
Ai thotë se në Shqipëri është përballur me shfrytëzim dhe mungesë transparence në marrëdhënien e punës dhe kushte të vështira pune e akomodimi, prandaj kërkon që denoncimi të bëhet publik dhe punëtorët sezonalë mos të përballen me shfrytëzim të tillë.
Denoncimi i qytetarit:
Dua të raportoj një incident që ndodhi këtu në Ksamil, fillova sezonin e verës dhe kushtet e punëtorëve janë të neveritshme, punova për një rrjet restorantesh (Foga), punova për gati një muaj, pasi doja të largohesha me një pagë prej 630 eurosh më vendosen një gjobë prej 100 eurosh sepse më kishin parë ulur ditët e mëparshme, (punoj si hostes) në atë pikë nga 530 euro më hoqën edhe 400 euro sepse kisha marrë tashmë para nga vlerësimet e Google, por disa nga këto vlerësime u hoqën më pas nga Google (nuk e di pse). Por në çdo rast nuk kam faj dhe duhet të më kishin thënë paraprakisht se do të merrnin një pjesë të parave të mia kur të largohesha. . Fakti është se u punova praktikisht falas(pa visa) duke bërë një udhëtim vërtet të gjatë nga Italia deri këtu. Do të thoni pse erdha nga Italia këtu, sepse nuk ka vend më të bukur se Shqipëria, por për fat të keq ka njerëz që përfitojnë nga punëtorët, në fakt më shumë se 10 të tjerë u larguan për shkak të kushteve të punës prej 12 orësh kur kontrata thotë 8 orë dhe një ditë pushim në javë. Kur erdha me kan thon qe kishim 1 vakte pas qe bera llafe kan filluar me 2 vajkte. Kur erdha me kan dhen nje kontaktr tjetër kur kisht shkrujtur qe nese un do ik paralajmerim do me mbajn 15 dit

