Një episod i pazakontë është regjistruar në një nga plazhet e Vlorës, ku një burrë është parë duke u larë nudo në sy të pushuesve, mes familjeve dhe fëmijëve që ndodheshin në bregdet.
Pamjet kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke shkaktuar reagime të shumta dhe debat mes qytetarëve. Shumë prej tyre e kanë cilësuar sjelljen si të papërshtatshme për një ambient publik, ndërsa të tjerë kanë reaguar me ironi ndaj skenës së pazakontë.
“Ka familje dhe fëmijë aty”, shkruajnë komentuesit, të revoltuar nga ajo që ndodhi në mes të ditës në një zonë të mbushur me pushues.
Ndërkohë, videoja po shpërndahet me shpejtësi në rrjet, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara të ditës nga Vlora.