Transat festë brenda vilës së Enver Hoxhës në Bllok! Qytetarët: Skandal kombëtar!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.05.2026, 21:48

Vila e ish-diktatorit komunist Enver Hoxha është kthyer në qendër debatesh të forta pas publikimit të pamjeve në një event të organizuar për komunitetin LGBT+.

Ngjarja ka ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe opinionin publik, ku shumë qytetarë e konsiderojnë këtë një përdorim të papërshtatshëm të një prej simboleve më të errëta të regjimit komunist në Shqipëri.

Për kritikët, problemi nuk lidhet vetëm me natyrën e eventit, por me faktin që godina ku për dekada u morën vendime që ndikuan jetën e mijëra shqiptarëve po përdoret sot për aktivitete festive dhe evente sociale.

Sipas tyre, një vend me kaq ngarkesë historike duhet të shërbejë si hapësirë kujtese dhe reflektimi për krimet e diktaturës, e jo si arenë spektakli për transat.

Pamjet e publikuara nga ambientet e vilës kanë sjellë reagime të forta, ku shumë komentues e cilësojnë si “banalizim të historisë” dhe mungesë respekti ndaj viktimave të komunizmit. Të tjerë, ndërkohë, e kanë mbrojtur organizimin e eventit, duke argumentuar se hapësirat publike duhet të jenë të hapura për aktivitete kulturore dhe sociale të çdo komuniteti.

Debati ka rikthyer edhe një herë diskutimin mbi mënyrën se si trajtohen simbolet e diktaturës në Shqipëri dhe nëse institucionet po arrijnë ta ruajnë balancën mes kujtesës historike dhe përdorimit modern të këtyre ambienteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit