Flavio Barçi i Tirana Parking i jep 120,000€ Nikolla Çaçit për sinjalistikë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.05.2026, 15:42

Bashkia e Tiranës, nëpërmjet institucionit vartës "Tirana Parking" me drejtor Flavio Barçin, ka finalizuar një tjetër tender që ngre dyshime të forta mbi procesin e garës së lirë. Projekti për "Mirëmbajtjen e sinjalistikës rrugore të parkimit" ka përfunduar me shpalljen e fituesit, por me një "njollë" të qartë: Mungesë totale konkurence.

Dokumentacioni zyrtar i datës 15 maj 2026 tregon se në garë ka marrë pjesë vetëm një operator ekonomik: "R.S. & M Company" sh.p.k me pronar Nikolla Çaçin.

Çaçi është emër i njohur në fushën e prokurimeve publike për "tenderat pa garë" ose me "flamur të kuq" (Red Flag) për rrezik të lartë korrupsioni ose mungesë konkurrence.

Kompania e tij baahkëpunon vazhdimisht me institucione si Bashkia Tiranë (nëpërmjet Tirana Parking) dhe më herët me ARRSH (Autoriteti Rrugor Shqiptar). Analizat mediatike pretendojnë se shumë prej këtyre tenderave kanë pasur fitues të paracaktuar ose janë zhvilluar në kushtet e mungesës së ofertave konkurruese.

Ndër vite kompania "R.S. & M" ka qenë objekt i disa urdhrave për vendosje sekuestroje konservative mbi aksionet ose aktivitetin.

Ky fenomen i "garës me një kalë" është kthyer në një praktikë shqetësuese për tenderat publikë në Shqipëri. Kur nuk ka konkurencë, integriteti i procesit vihet seriozisht në pikëpyetje.

Fakti që nuk ka pasur asnjë konkurent tjetër ngre dyshime nëse kriteret e vendosura në tender kanë qenë të dizajnuara për të favorizuar këtë kompani specifike ose për të dekurajuar të tjerët.

Buxheti prej afro 118 mijë eurosh (pa TVSH) për mirëmbajtjen e sinjalistikës për 24 muaj është një shpenzim i konsiderueshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit