Ndalohet oficeri i Krimeve të Rënda në Sarandë, nën hetim për shpërdorim detyre

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.05.2026, 22:36

Prokuroria e Sarandës në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ndërmarrë një operacion në Komisariatin e Policisë së Sarandës, ku është ekzekutuar urdhri i ndalimit ndaj një oficeri të seksionit të Krimeve të Rënda.

Efektivi dyshohet për veprën penale “shpërdorim detyre”, ndërsa deri tani nuk janë bërë publike detaje të plota mbi rrethanat e hetimit.

Identiteti i oficerit nuk është bërë ende i ditur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit