Letra rrëqethëse e 25-vjeçares para se të pinte fotoksinë: “Natën e fundit e rrahu barbarisht”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.05.2026, 21:47

Një histori dashurie e nisur që në bankat e shkollës, e cila premtonte përjetësi, u kthye në makthin që i mori jetën një vajze të re, plot ëndrra dhe me një profesion premtues. Detaje të reja e rrëqethëse kanë dalë në dritë për tragjedinë e Xhuana Nikollit, 25-vjeçares që i dha fund jetës më 10 mars 2026 në Tiranë, pasi konsumoi fotoksinë në apartamentin ku jetonte me qira.

Në një dëshmi publike e rrëqethëse mes lotësh, motra e viktimës, Marjana Kalaj, ka zbërthyer tmerrin që juristja e re përjetonte në heshtje nga ish-bashkëshorti i saj, Eraldo Fizi, i cili sot ndodhet në arrati.

Nga altari në ferr: Ndryshimi radikal pas martesës

Xhuana dhe Eraldo njiheshin prej vitesh. Dashuria e tyre e hershme u kurorëzua me martesë në vitin 2025, bur sapo u fikën dritat e dasmës, nisi ferri. Sipas familjarëve, Eraldo ndryshoi plotësisht duke u bërë agresiv, kontrollues dhe ekstremisht xheloz. Jeta e natës që ai bënte dhe konfliktet e vazhdueshme e rënduan situatën psikologjike të 25-vjeçares.

Për t'i shpëtuar këtij presioni, Xhuana u zhvendos në Tiranë. Ajo donte të niste nga e para, të fokusohej te karriera si juriste dhe të bëhej notere. Mori një shtëpi me qira me një shoqe, por "hija" e ish-bashkëshortit nuk e la kurrë të qetë.

Dëshmia e dhimbshme: "Natën e fundit ushtroi dhunë barbare"

“U bë shumë agresiv. Nuk reshti së ndjekuri motrën time. Natën e fundit ushtroi dhunë barbare ndaj saj”, ka rrëfyer mes dhimbjes motra, Marjana.

Natën tragjike, Eraldo kishte shkuar në apartamentin e Xhuanës në Tiranë gjoja për t'u sqaruar. Por takimi përfundoi në një përleshje fizike. Shenjat e dhunës në fytyrë e trup, si dhe xhupi i grisur i vajzës, të konfirmuara edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore, dëshmojnë terrorin që ajo kaloi në çastet e fundit të jetës. E thyer psikologikisht dhe e pashpresë, pasi u dhunua nga njeriu që donte, ajo mori vendimin fatal.

Letra e fundit: "Ju dua shumë, mos qani"

Përpara se të ndërmerrte aktin ekstrem, juristja e re u la prindërve një letër që ka përlotur mbarë opinionin publik. Çdo fjalë e shkruar prej saj tregon përpjekjen e një vajze për të mbrojtur dinjitetin e saj dhe dhimbjen e paduruar të dhunës:

“Mam, bab, nuk ju kam koritur. Nuk kam bërë asgjë për ta merituar këtë. Ai më ka rrahur saqë nuk e duroj dot më këtë lloj dhune. Ju dua shumë, mos qani.”

Sipas familjarëve, përmes këtyre rreshtave Xhuana donte t’u thoshte prindërve se ajo kishte duruar në heshtje totale vetëm për të mos i lënduar ata, dhe se nuk kishte asnjë faj për dështimin e asaj marrëdhënieje. Madje, edhe pas ndarjes, ajo vazhdonte ta donte Eraldon dhe shpresonte se ai do të ndryshonte.

Sot, Xhuana nuk jeton më, ndërsa Eraldo Fizi mbetet ende në arrati. Familja e 25-vjeçares bën thirrje të dëshpëruar për drejtësi, duke kërkuar që personi që e shtyu drejt vdekjes përmes dhunës dhe terrorit psikologjik të vendoset përpara përgjegjësisë ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit