Një familje nga zona e Kombinatit në Tiranë po përjeton orë ankthi pasi prej disa orësh kanë humbur kontaktet me të afërmin e tyre, Nevruz Shegaj, 85 vjeç.
Sipas familjarëve, i moshuari është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Ata bëjnë me dije se Nevruzi vuan nga probleme me kujtesën, çka e bën situatën edhe më shqetësuese.
Familjarët apelojnë për ndihmën e qytetarëve. Çdo person që mund ta ketë parë ose ka informacion mbi vendndodhjen e tij, lutet të kontaktojë në numrin: +355 69 477 8437.
Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm për ta kthyer 85-vjeçarin pranë familjes së tij.