E zhdukur prej disa orësh, gjendet në Tiranë 14-vjeçarja nga Vlora

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.05.2026, 23:06

Një 14-vjeçare nga Vlora, e raportuar më herët e zhdukur nga familjarët pas largimit nga shkolla, është gjetur gjatë mbrëmjes në Tiranë, pas disa orësh kërkimesh nga familja dhe autoritetet.

E mitura, e identifikuar si Kaltra Llanaj, dyshohet se është larguar pas një konflikti me një mësues lidhur me një notë. Pas përfundimit të mësimit, ajo është larguar nga ambientet e shkollës dhe ka udhëtuar drejt kryeqytetit me një furgon, pa telefon celular dhe pa para me vete.

Pas disa orësh kërkimesh intensive, ajo është lokalizuar rreth orës 22:00 në një lulishte në Tiranë.

Sipas familjarëve, 14-vjeçarja është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore. Ata janë nisur drejt Tiranës për ta marrë, ndërsa mësohet se e mitura kishte shprehur dëshirën për të takuar vëllanë e saj që jeton në kryeqytet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit