Françeska, balerina shqiptare konfirmon që është lesbike, puth këngëtaren italiane

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.05.2026, 22:22

Këngëtarja italiane Elodie duket se ka vendosur t’i japë fund aludimeve që prej muajsh qarkullonin në mediat rozë. Artistja e njohur e skenës pop italiane ka konfirmuar publikisht lidhjen e saj me balerinën shqiptare Françeska Nuredini.

Me anë të disa fotografive të publikuara nga pushimet në Japoni, Elodie ndau me ndjekësit momente nga udhëtimi i saj, por ajo që mori menjëherë vëmendjen ishte një imazh romantik ku ajo dhe Françeska shfaqen duke u puthur dhe përqafuar.

Prej kohësh, dyshja ishte përfolur për një romancë, pasi ishin parë shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës në udhëtime dhe dalje publike. Megjithatë, kjo është hera e parë që këngëtarja italiane zgjedh ta bëjë vetë publike marrëdhënien e tyre në rrjetet sociale.

Gjatë muajve të fundit, Elodie dhe balerina shqiptare janë parë së bashku në disa destinacione romantike, nga Venecia gjatë festës së Shën Valentinit deri te pushimet verore në Ibiza. Udhëtimi i fundit në Japoni duket se ka qenë edhe momenti kur ato vendosën të mos e mbajnë më larg syrit të publikut historinë e tyre.

Në postimet e ndara online, dyshja shfaqet duke eksploruar kulturën japoneze, duke vizituar tempuj tradicionalë dhe duke marrë pjesë në aktivitete tipike vendase.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit