“Shpëtoi për mrekulli”, po lëvizte me shpejtësi të lartë, aksidentohet i riu në Vlorë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.05.2026, 21:09

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ka filmuar momentin e frikshëm kur një i ri humb kontrollin e motorit dhe del nga rruga teksa udhëtonte në ByPass-in e Vlorës, në afërsi të fshatit Babicë e Vogël.

Pamjet janë regjistruar nga kamera që vetë i riu kishte të vendosur në skafandër, ndërsa po shijonte një xhiro me motor në këtë zonë. Duhet theksuar se ai po lëvizte me shpejtësi të lartë. Në video shihet se si motori rrëshqet papritur, duke bërë që drejtuesi të përfundojë jashtë rruge në një aksident që mund të kishte rezultuar fatal.

Fatmirësisht, i riu ka shpëtuar mrekullisht dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, pa dëmtime serioze.

Videon e ka dërguar në redaksinë tonë kushëriri i tij, i cili thotë se, përveç shpejtësisë së lartë, një njdër shkaqet e aksidentit është bërë edhe prania e madhe e rërës në rrugë, një problem që sipas tij po rrezikon jetën e drejtuesve të mjeteve, sidomos të motoristëve.

“Ka shpëtuar për mrekulli, rrugët janë plot me rërë. Ju lutem bëni thirrje që njerëzit të ecin me kujdes”, shprehet ai në mesazhin e dërguar për JOQ Albania.

Në pamje, rruga duket e mbuluar në disa pjesë nga sasi të konsiderueshme rëre, çka e bën shumë të rrezikshme qarkullimin, veçanërisht për motorët.

JOQ Albania u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më parë për pastrimin e këtij aksi rrugor, për të shmangur aksidente të tjera që mund të përfundojnë në tragjedi.

Ndërkohë, qytetarët që udhëtojnë në këtë zonë këshillohen të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos udhëtojnë me shpejtësi të lartë, sidomos drejtuesit e motorëve, pasi rruga në disa segmente paraqet rrezik të lartë për shkak të rërës së depozituar në asfalt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit