Mallakastër: Filmohen drita ‘misterioze’ në qiell që lëvizin në mënyrë ‘të çuditshme’

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.05.2026, 23:44

Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetare nga Mallakastra ka filmuar disa drita misterioze që lëvizin me shpejtësi dhe në mënyrë të çuditshme në qiell mbrëmjen e sotme.

Pamjet janë regjistruar në fshatin Kapaj dhe, sipas qytetares, dritat kryenin lëvizje që ngjanin me forma rrethore apo “disku”, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve të zonës.

Mesazhi i saj për JOQ Albania:

“Përshëndetje JOQ. Në Mallakastër, në fshatin Kapaj, dy drita të çuditshme lëvizin në qiell, duken si lëvizje në formë disku. Diçka e çuditshme po ndodh.”

Nga vëzhgimi paraprak i videos, dritat nuk ngjasojnë tipikisht me projektorë koncertesh apo reflektime të zakonshme nga toka. Lëvizjet e tyre duken të shpejta dhe jo plotësisht lineare, çka ka ngritur pikëpyetje mes banorëve të zonës.

Sigurisht, mund të ketë shumë shpjegime të mundshme, nga fenomene atmosferike, dronë apo satelitë, deri te efekte optike në qiellin e natës. Megjithatë, pamjet ngjallin debat dhe kuriozitet për atë se çfarë mund të jenë realisht këto drita.

Interesi për fenomene të tilla është rritur edhe më shumë pas publikimeve të fundit të Pentagonit dhe zyrës amerikane AARO, të cilat nxorën pamje dhe raporte të reja mbi objekte fluturuese të paidentifikuara (UAP), ku disa raste ende mbeten pa një shpjegim përfundimtar.

Pyetja që shtrohet është: Çfarë po fluturonte mbi qiellin e Mallakastrës? Fenomen natyror, teknologji moderne apo diçka tjetër?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit