Beograd: Arrestohet drejtori i Policisë, ndihmoi në zhdukjen e trupit të një 52-vjeçari

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.05.2026, 22:03

Një goditje e rëndë ka tronditur kupolën e sigurisë në Serbi, pas arrestimit të drejtorit të Policisë së Beogradit, Veselin Miliç. Figura e lartë e policisë dyshohet se është përfshirë në fshehjen e një krimi të rëndë dhe ka ndihmuar në zhdukjen e trupit të një 52-vjeçari, i cili ishte raportuar i humbur.

Hetimet kanë nisur pas zhdukjes misterioze të një burri 52-vjeçar, i cili për herë të fundit ishte parë në ambientet e një restoranti në lagjen e njohur "Senjak" të Beogradit. Sipas Prokurorisë, drejtori i policisë tashmë i shkarkuar, Veselin Miliç, dyshohet se kishte dijeni për ngjarjen, por ka zgjedhur të mos kallëzojë veprën penale.

Mbi të rëndojnë akuza të rënda, përfshirë ndihmën ndaj autorit të dyshuar të vrasjes dhe bashkëpunimin në fshehjen e gjurmëve të krimit. Menjëherë pas prangosjes, Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi lirimin e tij të menjëhershëm nga të gjitha funksionet zyrtare.

Operacioni nuk është ndalur vetëm te kreu i policisë së kryeqytetit serb. Në lidhje me këtë rast, forcat e sigurisë kanë vënë në pranga edhe pronarin e restorantit ku u pa viktima për herë të fundit, së bashku me një kamerier të personelit.

Gjithashtu, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë të cilët dyshohen drejtpërdrejt për tentativë vrasjeje. Ndërsa Miliç ndodhet në paraburgim, hetuesit po punojnë për të zbardhur skemën e plotë se si një nga njerëzit më të fuqishëm të policisë serbe përfundoi në shërbim të grupeve kriminale për të fshehur vrasjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit