“Më goditi makinën dhe iku”, qytetari i jep 24 orë afat shoferit të Volvo-s të paguajë dëmin

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.05.2026, 21:55

Një qytetar ka denoncuar pranë JOQ Albania një incident të ndodhur pasditen e djeshme në Tiranë, ku automjeti i tij është dëmtuar nga një drejtues tjetër mjeti, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas qytetarit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën “Ilia Shyti”. Ai shprehet se një automjet tip Volvo me ngjyrë gri, me targë AB072OM, ka goditur makinën e tij të parkuar, një Volkswagen Passat.

Në pamjet e mbërritura në redaksi shoferi i mjetit shihet duke zbritur nga makina dhe duke parë dëmin e shkaktuar, por më pas largohet pa lënë asnjë kontakt dhe pa marrë përsipër përgjegjësinë për incidentin.

Qytetari i bën thirrje drejtuesit të mjetit që të kontaktojë brenda 24 orëve për të zgjidhur situatën, në të kundërt paralajmëron se do të bëjë kallëzim në polici.

“Shoferi, siç shihet edhe në video, ka zbritur nga makina, e ka parë dëmin që ka bërë dhe është larguar pa dashur të mbajë asnjë përgjegjësi. I bëj thirrje të kontaktojë brenda 24 orëve, ndryshe do t’i drejtohem policisë”, shprehet denoncuesi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit