Borxhi i shqiptarëve arrin nivel rekord: Çdo banor në Shqipëri me 161 mijë lekë kredi

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.05.2026, 21:29

Borxhi bankar i individëve në Shqipëri ka shënuar një rekord të ri historik gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, duke reflektuar një rritje të ndjeshme të varësisë së qytetarëve nga huamarrja.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, stoku total i kredive për individë ka arritur në 381.1 miliardë lekë, një shifër që e konvertuar kap vlerën e rreth 4.6 miliardë dollarëve.

Kjo peshë financiare e shpërndarë për frymë tregon se mesatarisht çdo banor në vend rezulton me një borxh prej 161 mijë lekësh ndaj bankave, ndërsa po t’i referohemi llogaritjes për familje, barra e borxhit rritet në rreth 504 mijë lekë.

Arsyeja kryesore që po i shtyn shqiptarët drejt zyrave të bankave mbetet nevoja për sigurimin e një strehe, pasi kreditë për blerjen e banesave zënë peshën kryesore me rreth 66% të të gjithë portofolit të huasë për individë.

Kjo tendencë është veçanërisht e theksuar në kryeqytet, ku Tirana mbetet qendra absolute e këtij aktiviteti. Të dhënat tregojnë se rreth 75% e të gjitha kredive për shtëpi në rang kombëtar janë përqendruar në Tiranë, duke dëshmuar se pesha më e madhe e borxhit rekord që rëndon mbi supet e qytetarëve është e lidhur drejtpërdrejt me tregun e pasurive të paluajtshme në këtë zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit