Disiplina pezullon me 4 ndeshje trajnerin e Dinamos

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.05.2026, 21:08

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka publikuar vendimet e fundit në lidhje me ngjarjet e regjistruara në futbollin shqiptar, në të gjitha kategoritë.

Ndër vendimet që ka tërhequr më shumë vëmendje është edhe ai ndaj trajnerit të Dinamos, Ilir Daja, i cili është pezulluar për 4 ndeshje. Sipas Komisionit të Disiplinës, masa është marrë për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Pezullimi hyn në fuqi menjëherë, çka do të thotë se Daja do të mungojë në katër takimet e ardhshme të Dinamos.

Përveç rastit të trajnerit të Dinamos, Komisioni ka dhënë edhe disa vendime të tjera disiplinore që lidhen me ekipet dhe zyrtarët e kategorive të ulëta të futbollit shqiptar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit