Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, ka arrestuar Marcel Liçajn, alias Marcel Grembi, i shpallur në kërkim për trafik droge. Sipas policisë, Gjykata e Posaçme kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Marcel Liçaj dyshohet si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që ushtronte aktivitet në fushën e narkotikëve në vendet e Bashkimit Europian. Autoritetet po vijojnë veprimet procedurale në bashkëpunim me organet kompetente, ndërsa hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal vijojnë.