Organizuan vrasjen e Prendit dhe familjarëve të tij, SPAK merr të pandehur tre autorët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.05.2026, 09:38
SPAK ka marrë të pandehur Izmir Sakicën, Samuel Troshanin dhe Franko Lekën, duke u komunikuar zyrtarisht akuzat për organizimin dhe planifikimin e vrasjes së Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij. Sipas hetimeve, tre të akuzuarit kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për realizimin e atentatit, i cili ishte planifikuar të kryhej në zonën e fshatit Rranxë.

Sipas dosjes hetimore, plani kriminal nuk u realizua, pasi sapo grupi i atentatorëve ka hyrë në brendësi të fshatit, është përballur me reagimin e Aleksandër Prendit, i cili i ka sulmuar me armë zjarri. Për pasojë, atentati dështoi dhe autorët nuk arritën të ekzekutonin objektivin e tyre.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tyre akuzat për “vrasje në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, “sigurim kushtesh dhe mjetesh materiale për të kryer vrasje” dhe “mbajtje pa leje të armëve”, vepra të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa SPAK po verifikon edhe persona të tjerë të dyshuar si pjesë e planit kriminal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit