Plas sherri në Kamëz, ish-oficeri i operacionales përplaset me FNSH

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.05.2026, 10:25

Një sherr është regjistruar ditën e sotme në Kamëz, pranë ambienteve të një lokali, ku të përfshirë kanë qenë disa persona, mes tyre edhe ish-oficeri i Forcës së Posaçme Operacionale, Jeton Lami.

Sipas informacioneve paraprake, Lami, i njohur edhe si personi i fundit që ka shoqëruar Ervis Martinajn para zhdukjes së tij, dyshohet se është përplasur me një grup tjetër personash në zonë.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se në konflikt është përfshirë edhe një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i identifikuar si Robert Uku, i cili dyshohet se ka tentuar të qetësojë situatën dhe të ndajë personat e përfshirë në sherr.

Megjithatë, sipas të njëjtave burime, gjatë përplasjes janë raportuar edhe kërcënime nga ana e ish-oficerit Jeton Lami.

Pas incidentit, Policia dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kanë nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Fillimisht janë pezulluar nga detyra dy efektivë të Komisariatit nr. 5, të cilët dyshohet se nuk kanë ndjekur procedurat e nevojshme ligjore lidhur me rastin.

Ndërkohë, autoritetet kanë sekuestruar edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë, të cilat pritet të ndihmojnë në sqarimin e dinamikës së konfliktit. Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit